Wszolek e konsideron të vështirë fitoren kundër Dritës

Futboll

Wszolek e konsideron të vështirë fitoren kundër Dritës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:39
Wszolek e konsideron të vështirë fitoren kundër Dritës

Pawel Wszolek e konsideron të vështirë fitoren kundër Dritës. Futbollisti i Legias së Varshavës që realizoi golin e parë mbrëmë, ka thënë që gjilanasit u mbrojtën me 10 futbollistë në zonën e tyre.

Gjithsesi, polaku e konsideron të vlefshme fitoren dhe kalimin në raundin tjetër, përcjellë Olle.

“Nuk ka ndeshje të lehta në Evropë. Kur po luaja për Sampdorian kundër Vojvodinës, ne ishim më të mirë në letër para ndeshjes por humbëm 4:0 në shtëpi”, u shpreh Wszolek.

“Gjëja më e rëndësishme është që arritëm qëllimin tomë, domethënë kalimin në raundin tjetër”.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Nuk është lehtë të luash ndaj një skuadre që luan me dhjetë futbollistë në zonën e penalltisë”.

“Mirëpo, ne arritëm qëllimin tonë dhe tani duhet të shohim përpara”, tha tutje Wszolek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat