Vjen reagimi i ashpër i Messit pas largimit të Suarez nga Barcelona

Futboll

Vjen reagimi i ashpër i Messit pas largimit të Suarez nga Barcelona

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 12:04
Foto Ilustrim

Lionel Messi ka reaguar pas largimit të Luis Suarez nga Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ka shpërthyer kundër skuadrës së tij, duke i thënë Luis Suarezit se nuk e ke merituar një largim të tillë.

Luis Suarez është larguar nga Barcelona, duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerit Ronald Koeman.

“Nuk mund ta besoja ende, por sot kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova të vërtetën. Sa e vështirë do të jetë që të mos i ndaj ditët me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ka shkruar Messi.

Do të na mungosh shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka… shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku”

“Do të jetë e çuditshme të të shoh me tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar të përshëndetesh ashtu siç jeni; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, duke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht. Dhe jo për të dëbuar siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më”.

“Të dëshiroj më të mirat në aventurën tënde të re. Të dua shumë, ju dua shumë, shihemi së shpejti shoku im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat