Neymar reagon në postimin e Messit për largimin e Suarez

Futboll

Neymar reagon në postimin e Messit për largimin e Suarez

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:34
Neymar reagon në postimin e Messit për largimin e Suarez

Neymar ka reaguar në postimin e Lionel Messit në Instagram, me këtë të fundit që reagoi për të parën herë pas largimit të Luis Suarez nga Barcelona.

Messi shpreh zhgënjimin e thellë për mënyrën se si Luis Suarez u largua nga ‘Camp Nou’, ku qëndroi gjashtë vite, dhe fitoi shumë tituj.

Në postimin e Messit, ka reaguar edhe Neymar, ish sulmuesi i Barcelonës.

Neymar në të kaluarën së bashku me Messin dhe Suarezin, kanë krijuar treshen sulmuese më të mirën që ka parë ndonjëherë futbolli.

“E pabesueshme se si i bëjnë gjërat ata”, thuhet në reagimin e Neymar.

Tani këta tre lojtarë, do të luajnë në skuadra të ndryshme, si Barcelona, PSG dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat