Nuk është në planet e Lampard, Rudiger drejt rikthimit te Roma

Futboll

Nuk është në planet e Lampard, Rudiger drejt rikthimit te Roma

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Antonio Rudiger pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi qendror nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard dhe i është kërkuar të largohet nga klubi.

Roma ka kërkuar rikthimin e tij, pasi Chelsea është gati ta huazojë dhe ta paguajë gjysmën e pagës së tij.

Giallorosët e mirëpresin ish-yllin e tyre, pasi Rudiger kishte kaluar dy vite në kryeqytetin italian nga viti 2015 deri më 2017.

27-vjeçari e pëlqen rikthimin në Olimpico, por ai mbetet vetëm një plan B për Romën, nëse nuk arrihet Chris Smalling.

Gjithsesi edhe Barcelona ka shprehur interesim, por gjermani edhe për ta është një plan B nëse nuk vjen mbrojtësi Eric Garcia.

Chelsea është gati ta huazojë atë për një vit duke i dhënë skuadrës që e marrin edhe opsionin e blerjes prej 20 milionë eurove në verën e vitit 2021.

Rudiger ka qenë një titullar te Chelsea, por me ardhjen e Thiago Silvës dhe Malang Sarr, ai shihet si zgjedhja e pestë e trajnerit Lampard. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat