Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani – Ballkani

Futboll

Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani – Ballkani

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:49
Ndryshon orari i ndeshjes Gjilani – Ballkani

Orari i kryendeshjes së xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll në mes Gjilanit dhe Ballkani ka ndryshuar.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndryshuar terminin e ndeshjes që do të luhet të dielën prej orës 13:30.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Ballkanit. “Tifoz të dashur të klubit tonë, të dielën luhet ndeshja Gjilani – Ballkanin nga ora 13:30 dhe transmetohet në Klan Kosova”, njofton faqja e Ballkanit.

Ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve në stadium, për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë COVID-19.

Kjo ndeshje si fillim ishte paraparë që të zhvillohet të dielën në ora 16:00, teksa nga ora 13:00 ishte në program sfida Prishtina – Drita e cila është shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në Ligën e Evropës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat