Morata prezantohet te Juve: Jam rritur si lojtar, si person…

Futboll

Morata prezantohet te Juve: Jam rritur si lojtar, si person…

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:07
Alvaro Morata

Alvaro Morata është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Sulmuesi spanjoll është deklaruar i lumtur që është rikthyer te Juventus, duke shtaur se është rritur si lojtar dhe si person. Ai gjithashtu ka folur për trajnerin Andrea Pirlo dhe lojtarin Cristiano Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri. Jam rritur si lojtar, si person, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Morata.

“Jam në vendin e duhur në vendin e duhur. Unë e di çfarë të bëj, kam përvojën e nevojshme. Juve është mundësia e një jete të tërë”

“Është shumë mirë të kesh trajner një zotëri si Pirlo, i cili ishte shoku im. Jam i impresionuar nga mënyra se si ai menaxhon grupin, ai është një person perfekt dhe të bërit trajner i Juventus ka qenë destinim i tij”

“E njoh mirë Cristianon, ai është i lumtur këtu, ai është këtu, kemi folur shumë madje edhe para se të rikthehem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat