Zidane i bindur: Barca do të luftojë për gjithçka

Futboll

Zidane i bindur: Barca do të luftojë për gjithçka

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:29
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka refuzuar të flas për situatën e krijuar te Barcelona, në nivelin institucional.

Katalanët kanë pasur një verë aspak të lehtë, me Lionel Messin që kërkoi largimin nga skuadra.

“Unë don të jem i respektueshëm sepse nuk e di çfarë ka ndodhur, unë nuk dua të përfshihem”, ka deklaruar Zidane.

Në nivelin sportiv, Zidane pret që Barcelona të luftojë në të gjitha frontet në sezonin e ri.

“Unë mendoj se Barcelona është një ekip që do të jetë atje për të luftuar për gjithçka, nuk kam asnjë dyshim”, është përgjigjur francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat