Volpi: Unë e njoh Messin shumë mirë 

Futboll

Volpi: Unë e njoh Messin shumë mirë 

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:45
Volpi: Unë e njoh Messin shumë mirë 

Spezia është një prej ekipeve që është ngjitur në këtë sezon në elitën e futbollit italian. Pikërisht skuadra e re e Ardian Ismajlit, mbrojtësit të Kombëtares që kishte mundësinë për të dëshmuar vlerat që zotëron. 

Presidenti i këtij ekipi, Gabriele Volpi, ka shkuar larg me mendimet e tij dhe ka parë mundësinë e një transferimi të Lionel Messit. 

Por në vlerat dhe shifrat që ka hasur, e pa qartësisht se ishte një mision i pamundur.

“Unë e njoh Messin shumë mirë, ai ka ardhur me anije së bashku me disa miqtë tanë të përbashkët për të drekuar me mua. Por është e paimagjinueshme që të mbyllësh diçka me të. Pashë që fiton 127 milionë euro dhe ne kemi një buxhet disi më të vogël në krahasim me këto shifra”, ka thënë Volpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat