Tifozët e Lazios dalin hapur kundër Tares dhe Lotitos

Futboll

Tifozët e Lazios dalin hapur kundër Tares dhe Lotitos

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:06
Tare dhe Lotito

Tifozët e Lazios nuk janë aspak të kënaqur nga merkato që po bën skuadra e tyre, duke mos plotësuar pritshmëritë e tifozëve.

Pikërisht këta të fundit, janë të irrituar nga ajo që po bëjnë drejtuesit, duke thënë se kanë bërë një lëmsh të vërtetë. “ Premtime të rreme dhe mediokritet.

Merkato që keni bërë është një lëmsh i vërtetë”, shkruhet në një banderolë të vendosur nga tifozët e Lazios në rrugët e qytetit.

Një situatë aspak e mirë te bardhekaltrit, teksa trajnerit Inzagi nuk i është plotësuar asnjë nga kërkesat në merkato, ndonëse ai ia doli të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampioneve për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat