​Atletico Madrid afër huazimit të Torreiras

Futboll

​Atletico Madrid afër huazimit të Torreiras

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:06
Lucas Torreira

Pas zyrtarizimit të Luis Suarez, Atletico janë afër të arrijnë marrëveshje me Arsenalin për huazimin e mesfushorit Lucas Torreira.

Sipas “Daily Mail” Atletico janë shumë pranë marrëveshjes dhe bëhet e ditur se lojtari nuk do të përfshihet në shkëmbim për Thomas Parteyn.

Arsenal janë duke e kërkuar Parteyn, por krerët e Atleticos kanë bërë të ditur se Arsenal mund ta marrin atë vetëm për një ofertë rreth 50 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat