Morata prezantohet te Juventusi

Futboll

Morata prezantohet te Juventusi

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:19
Morata prezantohet te Juventusi

Alvaro Morata është prezantuar si lojtar i Juventusit. Sulmuesi spanjoll është i lumtur që është rikthyer te Juventusi, duke shtuar se është rritur si lojtar dhe si person.

Ai gjithashtu ka folur për trajnerin Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldon.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri. Jam rritur si lojtar, si person, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Morata.

“Jam në vendin e duhur. Unë e di çfarë të bëj, kam përvojën e nevojshme. Juve është mundësia e një jete të tërë.

Është shumë mirë të kesh trajner një zotëri si Pirlo, i cili ishte shoku im. Jam i impresionuar nga mënyra se si ai menaxhon grupin, ai është një person perfekt.

E njoh mirë Cristianon, ai është i lumtur këtu. Kemi folur shumë madje edhe para se të rikthehem”, tha 27-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat