Fadil Rama: Në derbi nuk i dihet, ne shkojmë për rezultat pozitiv në Drenas 

Futboll

Fadil Rama: Në derbi nuk i dihet, ne shkojmë për rezultat pozitiv në Drenas 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:44
Fadil Rama: Në derbi nuk i dihet, ne shkojmë për rezultat pozitiv në Drenas 

Dy skuadra nga rajoni i Drenicës, Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica nga Skenderaj, nesër në orën 16.00 do të ndeshen mes vete në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drenica udhëton me synime që të kthehet me pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama”, tha se përkundër disa mungesave në përbërjen e parë, ai është optimist se do të arrijnë rezultat pozitiv në përballje me “Niklin”. 

Image

“Po, nesër si e thatë edhe ju, takohemi me Feronikelin. Do të jetë një ndeshje interesante! 

Ne jemi të përgatitur mirë dhe kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve për këtë ndeshje, të cilën do ta marrim si te gjitha ndeshjet tjera edhe pse është derbi nëse mund ta quaja ashtu dhe ne kemi qëllimet tona.

 Shkojmë për rezultat pozitiv, çka do të thotë se në derbi nuk i dihet deri në fund të lojës.

Do të kemi mungesa në formacionin bazë, për shkak të lëndimeve. Le të fitoj më i mirë. 

Me lojë të mirë të treguar dhe me një disiplinë mendojmë në rezultat pozitiv”, tha Rama për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Drenica përkundër mungesave kërkon pikë në Drenas, ndërsa Rama flet edhe për synimet e kësaj skuadre: “Kemi mungesa për shkak te lëndimeve që lojtarët kanë pësuar veç në fillim të kampionatit. Ndërsa synimet tona janë që ne të plasohemi në mes të tabelës dhe mendoj fuqishëm se edhe aty do të përfundojmë, edhe pse nuk do te jetë e lehtë”.

Drenica deri me tash ka një fitore e një humbje. Kuqezinjtë në start pësuan humbje me 3:0 në kryeqytet nga Prishtina, ndërsa në Skenderaj triumfuan me 2:1 ndaj Besës nga Peja. Feronikeli ka një fitore e një humbje. “Nikli e mundi me 4:0 Gjilanin, por në javën e dytë mposhtet në Therandë me 3:2 nga Ballkani.

Feronikeli është në vend të katërt me 3 pikë sa ka edhe Drenica një pozitë më poshtë. Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Alban Shala, asistent i parë Lumturie Muhadri, asistent i dytë Alban Ejupi dhe gjyqtaru i katërt është Tefik Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat