Tovërlani: Ndeshje të lehta nuk ka

Futboll

Tovërlani: Ndeshje të lehta nuk ka

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:38
Tovërlani: Ndeshje të lehta nuk ka

Feronikeli nga Drenasi, prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, nesër në orën 16.00, do të ballafaqohen me

Drenicën nga Skenderaj, në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. 
“Nikli” ka përparësinë e fushës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe synojnë që t’i rikthehen fitoreve. 

Afrim Tovërlani, kryetrajneri i “Niklit”, tha për gazetën Kombëtare “Bota sot”, se nuk ka ndeshje të lehta.   
Sa jeni të përgatitur për derbin e rajonit të Drenicës?

“Në fakt koha e shkurtër sepse ndeshjet janë shumë të ngjeshura.
Por kuptohet që përgatitemi si për çdo skuadër duke respektuar kundërshtarin sepse ndeshje të lehta nuk ka”, tha Tovërlani. 

Skuadra nga Drenasi në hapje të kampionatit e ka deklasuar me 4:0 Gjilanin, ndërsa në javën e dytë mposhtet me 3:2 në Therandë nga lideri Ballkani. 

“Nikli” renditet në vend të katërt me 3 pikë sa ka edhe Drenica një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat