Arbëria senzacion, në krye të tabelës! Për Besën nuk ka ditë të bardha!

Futboll

Arbëria senzacion, në krye të tabelës! Për Besën nuk ka ditë të bardha!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:55
Arbëria senzacion, në krye të tabelës! Për Besën nuk ka ditë të bardha!

Debutuesi i elitës së futbollit, Arbëria nga Dobraja e Madhe, fshat nga Lipjani, po bën senzacionn në Superligën e Kosovës.

Debutuesi regjistron fitoren e dytë si mysafirë pas asaj në “Riza Lushta me 2:0 ndaj Trepçës ’89, sot e mposhti me 3:0 edhe Besën e Pejës, në ndeshjen që u zhvillua në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik.  

Në minutën e 49-të, Agon Llugiqi hapi serinë e golave. Në minutën e 69-të, gjyqtari akordon penallti për Arbërinë, pasi që Xhaka luajti me dorë.  

Lojtari me përvojë Labinot Ibrahimi realizoi nga penalltia në minutën e 70-të, për rezultatin 0:2. Në minutën e 87-të, Çlirim Kashtanjeva vulosi fitoren me rezultat 0:3. Arbëria në tri ndeshjet e para ka dy fitore e një barazim (1:1 me Prishtinën), duke udhëhequr renditjen me 7 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Ballkani që ka 6 pikë.

Për Besën nuk ka ditë të bardha, tri ndeshje po aq humbje dhe janë në fund të renditjes me 0 pikë. Kryetrajneri Arbnor Morina ka një ecuri fantastike me Arbërinë dhe po bëhet një skuadër e frikshme për çdo rival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat