Refuzoi publikisht Ronaldon, por ja me kë përfundon bukuroshja

Futboll

Refuzoi publikisht Ronaldon, por ja me kë përfundon bukuroshja

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:01
Refuzoi publikisht Ronaldon, por ja me kë përfundon bukuroshja i

E bërë e njohur me rolin e Bonas në programin “Avanti un Altro” të realizuar nga Paolo Bonolis në Mediaset, Sara Croce duket se më në fund gjeti dashurinë.

Pas “Jo”-së për Cristiano Ronaldon, bërë publike nga modelja e bukur në muajt e fundit dhe filrt i pretenduar me Andrea Damante dhe Edoardo të Skam Italia, sot bukuroshja ka në krah një të dashur të ri.

Bëhet fjalë për një futbollist, portier dhe një ish-juventin, Gianmarco Fiory, i cili sot luan për Gozzano Calcio në Serie D.

Ai është rritur si futbollist mes të rinjve të Juventusit për të vazhduar më pas karrierën në Serie B, C dhe D.

Muaj më parë, e ftuar në një emission televiziv në Itali, Sara do të tregonte edhe se si e kishte refuzuar yllin portugez të Juventus.

Sipas saj, një mik i përbashkët ia kishte dhënë numrin Ronaldos, I cili I kishte shkruar në WhatsApp, përcjell Ora News.

“Dikush i dha numrin tim Ronaldos dhe kjo më nervozoi shumë. Ai më dërgoi një mesazh në WhatsApp ku thoshte: ‘Jam Cristiano’ dhe më pyeste nëse doja të dilnim e të luanim bashkë. Unë e refuzova atë dhe më pas ai më bëri bllok në Instagram”, tregonte Sara.

“Nuk do doja kurrë një të dashur futbollist. Ata janë mashtrues”, do të shprehej modelja 22-vjeçare, e cila për ironi të fatit tashmë është në krahët e një futbollisti, por kurrë aq të njohur sa CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat