Plaku: Boll me bojkot

Futboll

Plaku: Boll me bojkot

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:24
Plaku: Boll me bojkot

Sebino Plaku është goditja më e rëndësishme e merkatos së Kastriotit deri më tani. Shumë përvojë, cilësi dhe lidership brenda e jashtë fushës për një prej sulmuesve më të spikatur të dekadës së fundit në Shqipëri.

Duke qënë një lojtar që ka ndryshuar shpesh herë fanellë, kjo është aventura e dytë e 35-vjeçarit me skuadrën krutane, herën e parë ka qënë në sezonin 2011-2012. Plaku nuk dallon shumë diferenca mes atij ekipi që e mbylli në vendin e 5-të dhe shkoi deri në gjysmëfinalen e Kupës dhe skuadrës aktuale.

Objektivat në një ekperiencë të re janë dy, ekipore dhe personalë. Tiranasi shpreson që Kastrioti të zhvillojë një edicion pozitiv dhe ta mbyllë në mënyrën më të mirë e më pas kërkon ta ndihmojë skuadrën me paraqitjet e tij.

Liga profesioniste është ende në bojkot dhe sezoni 2020-2021 nuk ka filluar. Plaku uron që dakordësia të gjendet sa më shpejt dhe futbollistët të ripërjetojnë emocionet e një ndeshjeje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat