Bojkoti i sezonit te Superiores po zgjat pambarimisht

Futboll

Bojkoti i sezonit te Superiores po zgjat pambarimisht

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:25
Bojkoti i sezonit te Superiores po zgjat pambarimisht

Bojkoti i sezonit te Superiores po zgjat pambarimisht fazat pergatitore te ekipeve shqiptare, aq sa po shnderrohet ne nje problem tashmë dhe për vete lotjarët. Rron Broja i Partizanit, që këtë vit pritet të ketë një rol të rëndesishëm në formacionin e të kuqëve këtë tejzgjatje ka filluar ta shohë problematike për skuadrën e tij por dhe klubet në tërësi.

Përshtatja me trajnerin e ri Ilir Daja ka patur nevojë për kohë por pak nga pak Partizani i Ilir Dajës po konturohet. Broja pranon se ekipi ka fituar siguri ndërsa sa i përket partneritetit në mesfushë ku flitet shume për një dyshe me Feratin përpara mbrotjes, ai deklaron se përshtatet me cilindo koleg te repartit.

Me merkaton e bllokuar për Partizanin nuk do të jetë e thjeshte dhe vetë Broja nuk kërkon ta përmende fjalën titull pas i ekipi duhet t’i hedhë hapat një nga një.

Nderkohë te të kuqtë Asani vazhdon të stërvitet. Pistat e Spanjës dhe Turqisë mbeten të pranishme por me shume mundësi dhe këtë sezon e ardhmja për të do të vazhdojë të jetë e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat