Morata: Dua të shënoj 35 gola

Futboll

Morata: Dua të shënoj 35 gola

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:33
Morata: Dua të shënoj 35 gola

Alvaro Morata e cilëson rikthimin tek Juventusi si mundësinë e jetës. Sulmuesi i ardhur nga Atletiko Madridi beson se bardhezinjtë do ta fitojnë Championsin.

“Të jesh sërish këtu është e mrekullueshme. Më duhet më shumë eksperiencë si lojtar dhe si njeri. Kjo është mundësi e jetës. Të shikosh Pirlon si trajner është fantastike. Juventusi i duhet Pirlo dhe jam i lumtur që po punoj me të. Pas dy sesioneve të para të stërvitjes jam i mahnitur se si ai e menaxhon grupin.

Ai di se si të na bëjë ne të luajmë mirë me topin. Jam i sigurtë që do bëjmë mirë. Jam gati të luaj kudo ku dëshiron trajneri. Dua të fitoj dhe të shënoj 35 gola. Jam në vendin e duhur në momentin e duhur. E njoh Kristiano Ronaldon shumë mirë, si lojtar dhe si njeri. Kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mirë me të. Ai më ka thënë që është i lumtur që unë jam këtu.

Championsi është një trofe shumë i rëndësishëm. Ne i kemi shkuar shumë pranë këto sezonet e fundit dhe shpresoj ta fitojmë këtë sezon”, tha Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat