Një fshat në krye të Superligës së Kosovës!

Futboll

Një fshat në krye të Superligës së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:00
Një fshat në krye të Superligës së Kosovës!

Aty ku punohet me qetësi dhe nën urdhrat e kryetrajnerit Arbnor Morina edhe rezultatet e mira vargohen njëra pas tjetrës në elitën e futbollit të Kosovës.

Është KF Arbëria nga fshati Dobrajë e Madhe nga komuna e Lipjanit! Në tri takimet e para ka shënuar dy fitore dhe nxorën një barazim apo nga 9 pikët e mundshme inkasojnë 7!

Në hapje të kampionatit triumfojnë me 2:0 në stadiumin “Riza Lushta” kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, pastaj si vendas në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, barazuan 1:1 me Prishtinën dhe sot shënuan fitore me 3:0 ndaj Besës së Pejës në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik! 

Kur u futen në elitë për dikë ka qenë e tepërt sepse e shikonin si autsajder, që nuk mund të organizohen si klub dhe nuk e kanë takatin për këtë garë. 

Fillimisht hasën në probleme të mëdha, japin dorëheqje kryesia e pastaj edhe riorganizohen dhe angazhojnë kryetrajner Arbnor Morinën, i cili me një punë të madhe me bashkëpunëtorët e tij, ndërtuan një ekip të fortë.

Arbëria kryeson me 7 pikë, ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Ballkani që renditet në vend të dytë.  

Në javën e katërt, Arbëria ka punë të vështirë kundër Feronikelit nga Drenasi. 
Tri ndeshjet e para rezultate fantastike dhe shpresojnë se kështu do t’ju shkojë edhe në vazhdim me Morinën e jashtëzakonshëm. 

Është herët të parashikohet se ku do të jetë Arbëria në vazhdim të kampionatit, por ajo që dihet,  skuadra nga fshati është në krye të renditjes në tri javët e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat