Avancojnë punimet, ja si duket stadiumi i ri shqiptar

Futboll

Avancojnë punimet, ja si duket stadiumi i ri shqiptar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:09
Avancojnë punimet, ja si duket stadiumi i ri shqiptar

Pavarësisht bojkotit të kampionatit, punimet në stadiumin e Kukësit po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Tashmë ka përfunduar mbulimi i tribunës qendrore, ndërsa po punohet për shtrimin e tapetit jeshil të fushës së “Zeqir Ymerit”.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, tregohen se faza tjetër e punimeve lidhet me ngritjen e tribunave pas portave.

Pas gati dy vitesh, Kukësi do të ketë mundësinë të luajë në shtëpinë e tij të re pasi stadiumi i vjetër nuk plotësonte kushtet për licencim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat