Vedat Muriqi do të fillojë një aventurë të re këtë edicion. Ai do të jetë pjesë e ekipit të Lazios.
Por, paraprakisht ai duhet ta mposht koronavirusin dhe më pas të bashkohet me skuadrën.
Për të ka folur edhe trajneri i tij i ri, Simone Inzaghi.
“Muriqi është lojtar kualitativ, i cili fatkeqësisht vjen nga një lëndim dhe ndodhet në Turqi i izoluar me coronavirus. Shpresoj që të vijë së shpejti për të na ndihmuar, sepse kemi nevojë për rotacion (rrokada, alternime)” – theksoi ai.