Morata: Rikthimi në Juventus, mundësi jetësore

Futboll

Morata: Rikthimi në Juventus, mundësi jetësore

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:09
Alvaro Morata

Ishte pjesë e Juventusit në vitet 2014-2016, kurse tani është rikthyer për një tjetër aventurë me “Zonjën e Vjetër”.

Alvaro Morata tashmë ka zbarkuar në Apenine, teksa ende pa kryer testet mjekësore, veçse u është bashkuar futbollistëve të tjerë të bianconerëve.

Në një prononcim për mediat italiane, spanjolli u shpreh i lumtur për këtë mundësi, duke iu referuar si jetësore.

“Tani kam më shumë përvojë si njeri dhe si lojtarë. Kjo është një mundësi jetësore.

Ta shoh Pirlon si trajner është një gjë e madhe. E kam parashikuar këtë pasi që ai ishte krijuar si i tillë. Juve ka nevojë për të dhe jam i lumtur që do të trajnohem më të”, tha mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat