Legjendat e Barcelonës bëhen bashkë kundër klubit

Futboll

Legjendat e Barcelonës bëhen bashkë kundër klubit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:51
Legjendat e Barcelonës bëhen bashkë kundër klubit

Nejmar, Dani Alvesh dhe Samuel Eto u bashkuan të gjithë bashkë me Lionel Mesin duke kritikuar Barcelonën për trajtimin që i’u bë Luis Suarezit. Legjendat katalanase shfaqën zhgënjimin e tyre pasi sulmuesi u shit tek rivalët e Atletiko Madridit për 6 milionë euro.

Mesi publikoi një mesazh të gjatë në “Instagram” për largimin e Suarezit. Menjëherë ish-shokët e argjentinasit tek Barcelona hynë në veprim duke kritikuar klubin. Nejmar ishte i pari që reagoi: “E pabesueshme mënyra se si ato i bëjnë gjërat”.

Më pas komentoi Alvesh: “Për fat të keq ky është realiteti prej shumë kohësh. Ai thjesht konfirmohet vit pas viti. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk dinë asgjë për të”. Në fund komentoi edhe Eto: “Respekti nuk blihet. Kujdesu për veten tënde”.

Ndërsa në postimin e Mesit për largimin e Suarezit, mes të tjerash shkruhej: “Ti nuk e meritoje këtë trajtim. Por në këtë pikë asgjë nuk më habit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat