Arsenal nis ofertën drejt Lyon, për kartonin e Aouar

Futboll

Arsenal nis ofertën drejt Lyon, për kartonin e Aouar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:56
Houssem Aouar

Arsenal janë gati për transferimin më të madh të tyre në këtë merkato.

Skuadra e Arsenal synon të përforcohet në repartin e mesfushës dhe për këtë repart kanë një emër në listë.

Ylli i Olympique Lyon, Houssem Aouar thuhet të jetë pajtuar për kushtet personale me ‘Gunners’ dhe tani pritet pajtimi me Lyon.

Houssem Aouar arrin marrëveshje personale me Arsenal

Sipas ‘RMC’, Arsenal kanë nisur ofertën me 35 milionë euro për Aouar, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të pranohet nga drejtuesit e Lyon.

Aouar vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të vlerësuar në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat