Steve Nicol thotë se Liverpool ka nevojë për transferimin e Koulibaly

Futboll

Steve Nicol thotë se Liverpool ka nevojë për transferimin e Koulibaly

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:49
Kalidou Koulibaly

Liverpool ka nevojë për ta transferuar një tjetër mbrojtës qendre, thotë Steve Nicol, por Reds janë këshilluar që nuk duhet të paguajnë “aq shumë para” që ta sjellin yllin e Napolit, Kalidou Koulibaly në Anfield.

“Nëse çmimi është i arsyeshëm është zgjidhje e mençur, por qartë, ata kërkojnë shumë para”.

“Shefi i Napolit është i njohur si i vështirë për të bërë marrëveshjes me të. Nëse duhet të jepen aq shumë para, Liverpool nuk duhet t’i paguajë aq që kjo gjë të ndodh”.

“Ky futbollist është absolutisht një aset dhe ka bërë karrierë në mbrojtje. Çdo skuadër në planet do ta dëshironte atë në skuadër, por e tëra varet nga paratë”.

“Mendoj se Napoli po kërkon shumë para, kështu që nuk besoj që do të ndodh – do të ishte mirë megjithatë që ai të jetë në skuadrën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat