“Luajti për Manchester United dhe Manchester City, ku është ky lojtar shqiptar tani”

Futboll

“Luajti për Manchester United dhe Manchester City, ku është ky lojtar shqiptar tani”

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:07
Frederik Veseli

Frederik Veseli, është pikërisht ky futbollisti që nuk po arrin që të ngjitet në nivelet më të larta të karrierës ashtu siç shumëkush e priste. Në fillimet e karrierës vendosej lehtësisht basti se lojtari shqiptar do të shkëlqente në elitën e Europës. Në vitin 2009 do të fitonte Botërorin U-17 si kapiteni i Zvicrës, për të kryesuar shumë nga futbollistët që janë aktualisht te Kombëtarja A si: “Granit Xhaka, Haris Seferovic, Ricardo Rodriguez”. Gjithashtu Veseli ka qenë pjesë e Manchester City dhe Manchester United, por pa mundur që të krijojë hapësirë për vetveten në ekipin e tyre të parë.

Debutimi i tij me Shqipërinë nuk kujtohet mirë nga ana e tifozëve pasi me futjen e tij dhe largimin e Ajetit do të pësonim golin ndaj Francës. Aktualisht pjesë e Salernitanës në Itali, ndërsa media prestigjoze “Goal” i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe pyet: “Ku është Frederik Veseli tani?”.

“60.000 tifozë ishin në mbrëmjen e nëntorit 2009 dhe të gjithë ishin kundër Veselit dhe djemëve që drejtoi si kapiten. Por asnjë problem, Zvicra mundi Nigerinë dhe fitoi Botërorin e U-17. Veseli ishte i pari që e vendosi dorën në trofe. Mbrojtësi qëndror me rrënjë shqiptare ishte kapiteni i suksesshëm që përfshinte yllin e Arsenalit, Granit Xhakën dhe shumë lojtarë të tjerë.

“Ai është kapiteni im dhe një udhëheqës absolut”, tha më vonë trajneri i Zvicrës U17, Dany Ryser. “Si një 17-vjeçar është shumë i pjekur. Ende kujtoj reagimin e tij kur ne ishim të bllokuar në aeroport para finales kundër Nigerisë. Më dha një siguri të madhe me fjalët e tij: “Pa ne, Nigeria nuk ka se ku të shkojë”. Ishte thjeshtë mbreslënëse”, u shpreh Ryser.

Pasi kishte mundësinë për t’iu bashkuar Manchester Cityt dhe Manchester United, Veseli nuk arriti që të ishte pjesë e rëndësishme e këtyre ekipeve. Veseli ka qenë larg emrave të mëdhenj që nga vera e 2013 kur United e transferoi falas te Ipswich Town. Por të paktën në Port Vale kishte një sezon të mirë në divizionin e tretë anglez gjatë sezonit 2014-2015. Më pas do të vazhdonte rrugëtimi për të dhe aktualisht është pjesë e Salernitanës”, shkruhet në artikullin e “Goal”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat