Inzaghi: Shpresoj që Muriqi të kthehet për të na ndihmuar

Futboll

Inzaghi: Shpresoj që Muriqi të kthehet për të na ndihmuar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:26
Inzaghi: Shpresoj që Muriqi të kthehet për të na ndihmuar

Trajneri i Lazios Simone Inzaghi ka treguar se e gjithë skuadra po e pret rikthimin e sulmuesit të Ksovës Vedat Muriqit.

Muriqi javë më parë firmosi kontratë m eklubin e Lazios, por që ende nuk e ka bërë paraqitjen e parë për ta, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në një prononcim për mediat italiane, Inzaghi ka thënë se mezi po e pret rikthimin e Muriqit.

“Muriqi është lojtar me kualitete të larta, por ai vjen nga një lëndim dhe ndodhet në Turqi, tashmë i izoluar si pasojë e Covid-19.

“Shpresoj që ai të kthehet për të na ndihmuar. Kemi nevojë për rotacione në formacion”, ka thënë mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat