Eintrachti triumfon në Berlin

Futboll

Eintrachti triumfon në Berlin

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:54
Eintrachti triumfon në Berlin

Eintrachti triumfon në Berlin!

Java e dytë e Bundesligës ngriti siparin me sfidën Hertha e Berlinit – Eintracht Frankfurt, e cili u mbyll me rezultatin 1:3.

Tjetër fitore për skuadrat udhëtuese, çka tregon që faktori fushë nuk po u jep përparësi ekipeve vendase.

Takimi i zhbllokua në minutën e 30 nga ish-futbollisti i Milanit, Andre Silva, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm shtatë minuta më vonë, diferenca u thellua në 2:0 nga Dost.

Eintrachti realizoi golin e tretë me Roden në minutën e 70-të, ndërsa golin e katërt të sfidës e shënoi sërish një futbollist mik, Hinteregger, por në portën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat