Aouar drejt Arsenalit

Futboll

Aouar drejt Arsenalit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 23:11
Houssem Aouar

Mesfushori i talentuar i Lyonit, Houssem Aouar pritet të ndryshojë ambient gjatë këtij afati kalimtar.

Të paktën kështu shkruan portali “Telefoot” që konfirmon se “topçinjtë” veçse kanë arritur marrëveshje personale me futbollistin.

22 vjeçari që ishte përmendur si opsion edhe për një kalim të mundshëm në Barcelonë, duket se do të kalojë në ishull.

Arsenali duket të ketë bërë edhe ofertë prej 40 milionë eurove për të, kurse mbetet të shihet nëse kjo shumë do ta bind skuadrën nga “Stade de Lyonnais” që të heqë dorë nga fantazisti.

Sipas të njëjtës media, edhe Juventusi ka qenë i interesuar për t’i siguruar shërbimet e lojtarit, por që nuk ka bërë hapa konkretë në atë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat