Mbrojtësi kërkon largimin me çdo kusht, shtangen drejtuesit e Barcelonës

Futboll

Mbrojtësi kërkon largimin me çdo kusht, shtangen drejtuesit e Barcelonës

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 07:27
Samuel Umtiti

Samuel Umtiti nuk është në planet e Barcelonës dhe trajnerit Ronald Koeman. Ky i fundit nuk e llogarit në skuadrën e edicionit të ri dhe ja ka bërë të qartë se francezi duhet të gjejë një tjetër ekip.

Umtiti nga krahu tjetër po mendon që të rikthehet te Lyon. Mbrojtësi i qendrës ka nevojë për të luajtur si titullar dhe të marrë minuta të plota. Ai dëshiron që të luajë në Euro2021 dhe vetëm duke luajtur si titullar do të grumbullohet.

Trajneri Didier Deschamps ia ka bërë të qartë lojtarit se duhet të luajë rregullisht. Umtiti duhet të bindë sërish trajnerin e ekipit të tij që të fitojë vendin e tij në skuadër, pasi konkurrenca është shumë e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat