Barcelona afër të nënshkruaj me Sergino Destin

Futboll

Barcelona afër të nënshkruaj me Sergino Destin

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:26
Sergino Dest

Barcelona është shumë afër që të mbyllë transferimin e Sergino Destit nga Ajaxi.

Skuadra katalunase e shiti Nelson Semedon te Wolvesi për 40 milionë euro, andaj dëshirojnë të transferojnë 19-vjeçarin.

Barcelona nuk e ka problem të marrë shërbimet e Dest, shkaku që kartoni i tij vlen hiq më shumë se 20 milionë euro.

Por, Blaugranasit nuk kanë arritur të transferojnë atë aq lehtë në Camp Nou, shkaku që Bayern Munichu është po ashtu në garë.

Por, sipas asaj që raporton Guillem Balague, Barcelona po e kompleton transferimin e Dest nga Ajaxi.

Sipas gazetarit, katalunasit do të prezantojnë blerjen e Destit qysh në fillim të javës së ardhshme, duke u fokusuar më pas në transferimin e Georgino Wijnaldum nga Liverpooli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat