Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Futboll

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:47
Foto Ilustrim

Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje tjera.

Me fillim nga ora 16:00, Feronikeli pret Drenicën, kurse Llapi i shkon Trepçës’89 në “Riza Lushta”.

Feronikeli ka një fitore dhe një humbje aq sa ka edhe Drenica.

Në anën tjetër, Llapi dhe Trepça’89 kanë zhvilluar vetëm nga një ndeshje paraprakisht dhe nuk kanë arritur të marrin pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat