Hadergjonaj firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës së Turqisë

Futboll

Hadergjonaj firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës së Turqisë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:38
Hadergjonaj

Turqia “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë. Skuadra e Kasimpasas, e cila militon në Superligën e Turqisë, ka zyrtarizuar blerjen e Florent Hadërgjonajt, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin turk, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi nga Huddersfiedli.

Mbrojtësi i djathtë dardan tregoi cilësitë e tij në 13 ndeshjet e aktivizuara në pjesën e dytë të sezonit, duke i bindur drejtuesit e Kasimpasas që t’i bënin ofertën e duhur Huddersfieldit për kartonit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat