“Dua ta shoh përgjigjen e Koeman pas fjalëve të Messit për Suarezin, ai më masakroi”

Futboll

“Dua ta shoh përgjigjen e Koeman pas fjalëve të Messit për Suarezin, ai më masakroi”

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:42
Koeman dhe Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid

Ahmed Hossam Hussein Abdelhamid, i njohur si Mido, mezi pret të shikojë reagimin e trajnerit, Ronald Koeman.

Ish futbollisti i Ajax, Romës, Tottenham dhe shumë klubeve tjera – thotë se trajneri holandez është njeri hakmarrës dhe mund të mos e gëlltit as atë që Lionel Messi e tha në lamtumirën që i dha shokut, Luis Suarez.

Suarez u përzu nga Barcelona në njëfarë mënyre, ai nuk u preferua nga Ronald Koeman.

Në letrën lamtumirëse, Messi iu drejtua Suarezit; “Nuk e ke merituar të të largojnë ashtu si të larguan”, duke thumbuar klubin, por në njëfarë mënyre edhe trajnerin, pasi ishte i pari që përmes një telefonate, ia dha lajmin Luisit se nuk do të llogarisë në të.

Ish futbollisti egjiptian e njeh mirë Koeman, nga koha te Ajaxi në vitin 2003, kur ishte vetëm fëmijë, as atëherë trajneri holandez nuk kishte treguar mëshirë.

“Dua ta shoh përgjigjen e Koeman pas fjalëve të Messit për Suarezin”, u shpreh ai.

“Koeman më masakroi dhe urdhëroi Ajaxin të më shesin sepse i tregova gazetarëve disa gjëra për ekipin. Isha vetëm 18 vjeçar atë kohë.

“Sigurisht, nuk mund ta krahasoj veten me Messin, por loja e sotme tregon shumë gjëra që doja të shihja për një kohë të gjatë”, shkroi ai në ‘Twitter’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat