Dy yjet e Kosovës kundër PSG-së

Futboll

Dy yjet e Kosovës kundër PSG-së

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:45
Dy yjet e Kosovës kundër PSG-së

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli do të kenë punë mjaft të vështirë sonte.

Dy yjet e Kosovës që aktivizohen te Reims do të përballen sonte me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e pestë të kampionatit elitar francez, Liga 1.

Ndeshja në fjalë do të nis nga ora 21:00, derisa si Berisha ashtu edhe Zeneli priten të luajnë nga fillimi.

Sonte PSG-së do t’i mungojnë Neymar, Di Maria dhe Kurzawa pasi ata janë të pezulluar për disa ndeshje nga Liga 1 pas incidentit në ndeshjen kundër Marseillet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat