Suarezi është gati për të debutuar me Atleticon

Futboll

Suarezi është gati për të debutuar me Atleticon

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:48
Suarezi është gati për të debutuar me Atleticon

Luis Suarez do të debutojë te Atletico Madridi të dielën kundër Granadës.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është shumë i lumtur që në skuadër ka një kampion si Luis Suarez, që këtë javë la Barcelonën për Atletico Madridin.

Ai ka konfirmuar se Suarez do të debutojë kundër Granadës, por nuk ka treguar nëse do ta nisë sfidën nga fillimi apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë.

“Luis Suarezin e njohim të gjithë. Mënyra më e mirë për t’u bërë më të mirë, ishte të gjenim dikë që shënon më shumë gola se Morata sezonin e kaluar”, u shpreh Simeone.

“Tashmë e kemi folur me Suarezin dhe e kemi pritur në mënyrën më të mirë që të përshtatet sa më parë me ekipin”.

“Ardhja e Suarez do ta rrisë nivelin në skuadrën tonë. Do të na jap më shumë fuqi në sulm”.

“Suarez do të ftohet për sfidën e nesërme dhe është gati për të luajtur. Do të shohim nëse do ta nisë sfidën nga fillimi apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë”.

Sfida mes Atletico Madrid dhe Granada zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në Wanda Metropolitano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat