Liga e Parë vjen me tri ndeshje, veçohet sfida në Istog!
Liga e Parë në të dyja grupet A dhe B do të vazhdojë sot me tri ndeshje, që i takojnë javës së parë.
Në grupin A takohen Istogu dhe Liria, e cila pritet të jetë sfida më interesante e takimeve të sotme.
Në grupin B, Ramiz Sadiku pret Kikën, ndërsa në Lipjan luhen Ulpiana – Vitia.
Takimet fillojnë në ora 15:00.