Messi e Neymar komentojnë largimin e Suarezit

Futboll

Messi e Neymar komentojnë largimin e Suarezit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:04
Messi e Neymar komentojnë largimin e Suarezit

Neymar Junior nuk e ka fshehur kurrë marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me Leo Messi dhe Luis Saárez, me të cilët formoi “tridentin” sulmues legjendar MSN, pavarësisht se ishte jetëshkurtër.

Dje, harmonia midis tre yjeve u konfirmua sërish pas largimit të uruguaianit nga Barcelona.

Argjentinasi ka përcjell kritika të ashpra ndaj klubit katalanas përmes Instagramit për format e ndjekura në largimin e Suarezit: “Ti nuk e meritoje të largoheshe kështu, siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më”, ka shkruar Messi.

Pak më vonë, Neymar iu përgjigj mesazhit të argjentinasit në llogarinë e tij në Instagram. Një përgjigje e shkurtër, por e fuqishme: “E pabesueshme se si i bëjnë gjërat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat