Morata injoron urrejten e tifozëve

Futboll

Morata injoron urrejten e tifozëve

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:13
Morata injoron urrejten e tifozëve

Karriera e Alvaro Moratës ka patur ulje ngritje, pasi shumë herë lojtari ka kaluar nga më i miri i ndeshjes, në më të dobëtin. Spanjolli preku “qiellin” kur u transferua tek Juventusi, teksa zhvilloi 2 sezone të shkëlqyera me bardhezinjtë, ku arriti dhe finalen e Champions League.

Dëshira e 27 vjeçarit për tu bërë protagonist tek skuadra që u formua si lojtar, Reali Madridit e detyroi të linte Torinon.
Por tek Reali i Madridit e kishte të pamundur të mposhte konkurencën e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema, duke qëndruar në më të shumtat e ndeshjeve në stol.

Për të qenë aktiv në fushën e lojës, Morata u transferua tek Chelsea, aty ku dukej se rigjeti formën e duhur. Megjithatë edhe njëherë spanjolli nuk arriti të bindte skuadrën që të zinte një vend në formacion dhe u detyruar përsëri të shikonte një klub tjetër, saktësisht tek Atletiko Madrid.

Përsëri 27 vjeçari e pati mjaft të vështirë për të lënë shenjë edhe tek kjo skuadër, prandaj pranoi transferimin tek klubi ku pati performancën më të mirë në karrierë. Megjithatë tifozët e skuadrave që ai ka luajtur nuk kanë besim tek ai, duke pohuar se nuk është një lojtar i klasit botëror.

Por nga ana tjetër kjo nuk e pengon fare sulmuesin spanjoll, i cili në konferencën për shtyp deklaroi se nuk ia ndjen fare për fansat, pasi nuk është më i ri. “Nuk ma ndjen për ta, isha i ri kur dëgjoja me vëmendje kritikat ndaj meje. Tani e di shumë mirë që dua të punoj më shumë dhe ta kem mendjen të qartë, se çfarë duhet të bëj”- u shpreh Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat