Spikasin duelet e Superiores si Kukësi-Vllaznia, Teuta-Bylis si dhe Apolonia-Skënderbeu

Futboll

Spikasin duelet e Superiores si Kukësi-Vllaznia, Teuta-Bylis si dhe Apolonia-Skënderbeu

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:30
Spikasin duelet e Superiores si Kukësi-Vllaznia, Teuta-Bylis si dhe Apolonia-Skënderbeu

Klubet e Superiores, pavarësisht bojkotit, nuk e kanë ulur “marshin” e përgatitjeve në prag të rifillimit të sezonit të ri.

Këtë moment pauze, ato janë munduar ta mbushin me teste miqësore që futbollistët të mos humbasin formën optimale.

Përveç Tiranës që nuk ka konfirmuar një miqësore, për shkak se nuk mund të rrezikojë para ndeshjes së Europës kundër Jang Bojs më 1 tetor, të gjitha ekipet e tjera do të zbresin sot në fushë, për të matur forcat. Spikasin duelet e Superiores si Kukësi-Vllaznia, Teuta-Bylis si dhe Apolonia-Skënderbeu.

TAKIMET MIQËSORE TË DITËS SË SOTME:

16:00 | Apolonia-Skënderbeu
16:00 | Partizani-Korabi
16:00 | Teuta-Bylisi
16:00 | Laçi-Burreli
16:00 | Kastrioti-Egnatia
17:30 | Kukësi-Vllaznia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat