Largohet nga Kukësi

Futboll

Largohet nga Kukësi

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:38
Largohet nga Kukësi

Ndodh edhe kështu. Partizani, me bllokimin e merkatos nga FIFA, kishte jagvë të tëra që e |qante” largimin e tij. Skënder Gega iu gëzua marrjes së një dhurate të tillë nga rivalët e kuq, por nuk paska qenë e thënë se do të zgjaste shumë.

Bruno telushi largohet edhe nga Kukësi, pas vetëm pak ndeshjes europiane dhe miqësoresh me të. Klubi verilindor ka njoftuar “divorcing” me mesfushorin vlonjat. “Ushtar” Telushi ka zgjedhur të shkojë jashtë vendit, për të vijuar karrierën. Më konkretisht te Neftchi Baku:

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere,

Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte. Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutuër me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat