Frank de Boer është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Holandës.
“Kam shumë ngjashmëri me Koeman dhe dua të vazhdoj rrugën e tij”, ka thënë De Boer në konferencë për shtyp.
“Ai ka bërë shumë mirë në dy vitet e fundit. Do të ishte një çmenduri nëse unë do të vendosja papritur të ndryshoja sistemin e lojës”.
“Mes gjërave që dua të bëj, sigurisht është ajo që t’i telefonoj. Ta dëgjoj dhe t’i flas pak”.
Në lidhje me të ardhmen e skuadrës holandeze:
“Mendoj se na pret një e ardhme e shndritshme, kemi një grup të bukur dhe një skuadër të mirë. Tifozët janë dashuruar akoma më shumë me këtë skuadër për shkak të paraqitjeve të mira dhe rezultatet e marra. Duam të vazhdojmë të bëjmë mirë”.
Trajneri i ri pritet t ë debutojë më 7 tetor, në miqësoren kundër Meksikës, në Johan Cruyff Arena të Amsterdamit. Më pas do të jenë ndeshjet e Nations League.