Augsburgu nuk ndalet, gjunjëzon Dortmundin! Bayer baras me Leipzigun

Futboll

Augsburgu nuk ndalet, gjunjëzon Dortmundin! Bayer baras me Leipzigun

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:22
Augsburgu nuk ndalet, gjunjëzon Dortmundin!

Pak kush ka pritur se Dortmundi do të mposhtet në udhëtim me rezultat 2:0 nga Ausgburgu. 

Vendasit befasojnë për të mirë, shënuan fitoren e dytë në edicionin e ri në Bundesliga I. 

Kreatorë të fitores janë futbollistët Uduokhai (40') dhe Caligiuri (54’). Dortmundi dominoi takimin por pa sukses, pasi që sulmuesit e saj nuk u treguan të shkathtë.  Augsburgu kryeson renditjen me 6 pikë, ndërsa Dortmundi bie në pozitën e tetë me 3 sosh. 

Ndeshje shumë e mirë është zhvilluar edhe mes Bayer Leverkusenit dhe Leipzigut por përfundoi pa fitues (1:1).

Image

Bayer

Forsberg shënoi në minutën e 14-të për Leipzigun dhe Demirbay në atë të 20-tën për Bayerin. 

Leipzig renditet në vend të tretë me 4 pikë, ndërsa Bayer regjistron barazimin e dytë rresht dhe zë pozitën e 11-të me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat