Vojvoda asiston në humbjen ndaj Atalantas, ja nota e tij

Futboll

Vojvoda asiston në humbjen ndaj Atalantas, ja nota e tij

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Mërgim Vojvoda ka bërë një 90 minutësh të mirë kundër Atalantas duke fituar me një rezultat 2:4

Vojvoda ka kompletuar 90 minuta në këtë ndeshje derisa ka asisituar edhe në golin e dytë të Torinos në golin e dytë të Belottit në minutën e 43-të.

Torino e nisi mirë ndeshjen ku kaloi në epërsi që në minutën e 11 me Belottin. Por Atalanta kthehet shpejt dhe barazon pas dy minutave me Alejandro Gomez.

Image

Atalanta do ta përmbyste rezultatin në minutën e 21-të me Luis Muriel, kurse do ta thellonte epërsinë në 1-3 në minutën e 42-të me Hans Hateboer.

Një minutë më vonë Vojvoda për të asistuar për Belottin i cili shënoi në minutën e 43-të golin e dytë për Torinon.

Në pjesën e dytë, Torina u tregua e pafuqishme për të barazuar dhe e gjen vetën në disavantazh edhe me të thellë kur në minutën e 55-të do të shënonte Marten de Roon.

Vojvoda ishte njëri nga lojtarët më të vlerësuar tek Torino, ku vetëm Andrea Belotti u vlerësua më shumë se ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat