Shtyhet orari i ndeshjes në Serinë A

Futboll

Shtyhet orari i ndeshjes në Serinë A

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:30
Perin

Shtyhet orari i ndeshjes në Serinë A.

Ishte planifikuar të luhej në orën 15:00, por ndeshja mes Xhenoas dhe Napolit është shtyrë për në orën 19:00.

Ky vendim ka ardhur pasi portieri i Xhenoas, Matia Perin rezultoi pozitiv me Covid-19.

Do të duhen disa orë që testet e pjesës tjetër të skuadrës të dalin, pasi i gjithë ekipi i Xhenoas i është nënshtruar testeve. Vetëm pasi të mësojnë përgjigjet e testeve, atëherë Xhenoa do udhëtojë drejt Napolit për përballjen e ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat