Në Drenas katër gola në derbin e rajonit të Drenicës  

Futboll

Në Drenas katër gola në derbin e rajonit të Drenicës  

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:52
Në Drenas katër gola në derbin e rajonit të Drenicës  

Derbi i rajonit të Drenicës arsyetoi veten me lojë e me gola! Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica nga Skenderaj ndanë pikët, duke luajtur baras (2:2), në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Mëkat që nuk ka pasur shikues në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, për shkak të pandemisë, që të shohin një lojë të mirë dhe me 4 gola.

Në minutën e 27-të, Almedin Murati që e kishte ditën e tij, ka shënuar për 0:1. 

“Nikli’ barazon rezultatin 1:1 në minutën e 58-të falë golit të Dabiqajt, i cili shënon me kokë.

Në minutën e 72-të, Miliqkoviq kalon në epërsi vendasit.  Murati në formën më të mirë dhe realizon golin e dytë të tij në këtë sfidë, nuk lejon që të mposhtet Drenica. 

Ai ka shënuar për rezultatin 2:2 pas reagimit të ngathtë të mbrojtjes vendase. 
Drenica kthehet me një pikë të madhe. Feronikeli zhgënjen.

Drenica renditet në vend të pestë me 4 pikë, sa ka edhe “Nikli” dy pozita më lartë.  Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka realizuar qëllimin e tij, importon një pikë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat