Trepça ’89 shënon fitore të madhe kundër Llapit 

Futboll

Trepça ’89 shënon fitore të madhe kundër Llapit 

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:54
Trepça ’89 shënon fitore të madhe kundër Llapit 

Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës. 

Mitrovicasit triumfojnë me rezultat 1:0 ndaj Llapit nga Podujeva, në takimin që u luajt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Në minutën e 39-të, Arb Manaj, me vetëmohim të pashoq shënoi pas asistimit të Jasharit, 1:0.

Nga minuta e 63-të, mitrovicasve iu komplikohen punët shumë, pasi që mbeten me një futbollist me pak në fushë! Albert Kaqiku ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

 Edhe pse llapjanët me një lojtar më shumë në 27 minutat e pjesës së dytë, me gjithë orvatjet nuk arritën që të barazojnë rezultatin. Llapjanët patën disa raste por fajtor për këtë është portieri vendas Koubassanath që nuk lejoi që ata të shënojnë. 

Trepça ’89 ngritët në vend të gjashtë me 3 pikë apo ka një fitore e një humbje, ndërsa Llapi pësoi humbjen e dytë rresht, është në pozitën e nëntë me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat