Lampard dënon Kepan

Futboll

Lampard dënon Kepan

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:12
Lampard dënon Kepan

Chelsea do të luajë në transfertë kundër West Bromwich Albion prej orës 18:30.

Trajneri Frank Lampard ka publikuar formacionin titullar dhe ka disa ndryshime të rëndësishme te titullarët. Ai ka hedhur nga minuta e parë në fushë portierin Caballero, duke ulur Kepan në stol.

Sinjal i qartë se spanjolli nuk do të ketë vend në skuadër pas afrimit të Mendyt. Thiago Silva luan nga minuta e parë dhe çuditërisht do të jetë kapiteni i skuadrës. Numri një i stolit ka hedhur në fushë dy sulmues, pasi Abraham dhe Werner do të luajnë së bashku.

Nuk mungon Havertz nga minuta e parë, ndërsa është ulur në stol Jorginho. Ziyech nuk është grumbulluar, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar. Nuk figuron as Ben Chilwell si i grumbulluar në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat