Valencia dështon, barazon si vendase

Futboll

Valencia dështon, barazon si vendase

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:18
Valencia dështon, barazon si vendase

Skuadra e Valencisë dështoi në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 1:1 me Huesca-n, në ndeshjen e javës së tretë të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Në minutën e 38-të, Wass shënon nga afërsia por kjo nuk i mjaftoi vendasve.  

Në minutën e 63-të, Ferreiro harkoi brenda 16-shit, ndërsa Siovas godet me kokë duke shënuar gol të bukur, topi nga shtylla pingule futet në pjesën e epërm të portës së majtë të Valencisë. 

Pas javës së tretë, Valencia renditet në vend të tretë me 4 pikë, ndërsa Huesca zë pozitën e dhjetë me 2 pikë apo ka dy barazime e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat