Tovërlani: Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi

Futboll

Tovërlani: Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:34
Tovërlani: Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi

Derbi i Drenicës ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës nuk ka dhënë fitues, pasi është mbyllur me barazim 2:2 në një ndeshje mjaft të bukur për sy.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani për “Art Sport” ka thënë se është e pakuptueshme se sa lehtë i morën golat sot.

“Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi.

Gjyqtari nuk ishte i përgatitur për këtë nivel loje. Çdo javë kundërshtarët tonë po kanë nga një ditë më shumë pushimi, orari nuk është i duhuri sepse ne kemi 9 ndeshja brenda 4 ditësh” deklaroi Tovërlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat